Basha me Merkel: PD, pro negociatave - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-07 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Brukseli, lideri i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur se Partia Demokratike mbështet hapjen e negociatave per anëtarësim ne Bashkimin Europian.?Partia Demokratike dhe unë jemi fare të qartë në qëndrimin tonë, ne kërkojmë hapjen e negociatave në momentin më të parë të mundshëm edhe si një vlerë shtesë, dhe si një presion shtesë ndaj një qeverie deficente në sundimin e ligjit. Shqipëria mund dhe do të ecë përpara, qytetarët shqiptarë mund dhe do të përfitojnë nga integrimi europian vetëm kur të kenë një qeverisje që lufton për kauzat e tyre përmes luftës kundër korrupsionit, luftës kundër krimit, luftës kundër drogës dhe garantimit të një demokracie funksionale ku në themel janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.?Lideri i opozitës ka listuar sfidat me te cilat përballet Shqipëria per hapjen e negociatave duke akuzuar rivalin politik Rama per mashtrim ne lidhje me deklaratën e tij se kushti i vetëm është Vettingu.?Mendoj se është e qartë në Bruksel, në Berlin, në Tiranë që z.Rama gënjeu. Gënjeu sepse nuk do të pranojë për përgjegjësinë që ka në moszbatimin e ligjit të dekriminalizimit, për largimin e kriminelëve nga Parlamenti, nga bashkitë. Disa prej këtyre vendimeve z.Rama mund ti marrë vetë siç është largimi i Elvis Rroshit, por ai zgjedh të mos e marrë këtë vendim. Dhe kur pyetet nga partnerët pretendon se problemi nuk ekziston. E njëjta gjë edhe për zgjedhjet e lira dhe të ndershme, z.Rama ka prej majit që bllokon reformën zgjedhore. E njëjta gjë për problemin e drogës që z.Rama e refuzon, e përqesh apo e minimizon, por vendet anëtare, shtetet e Bashkimit Europian, shtetet serioze kanë të gjithë informacionin në dispozicion.?Me herët, Basha ishte ne Gjermani ku mori pjese në punimet e Kongresit të CDU-së dhe zhvilloi nje takim me kancelaren Angela Merkel. Pas deklaratës se liderit te opozitës ka reaguar kryeministri Edi Rama. Ne nje postim ne rrjetet sociale Rama shkruan ?Gënjej unë gënjen BE gënjejnë SHBA gënjejnë te gjithë veç Lulit e PD qe jane i vetmi përkthyes besnik i te vërtetave te këtij vendi. ?

Free Traffic Exchange