http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vitin e ardhshëm per here te pare qe prej miratimit te Kushtetutës se re, zgjedhjet presidenciale do te zhvillohen krahas atyre parlamentare. Përplasje te tilla janë te rralla, pasi mandati i presidentit është 5 vjeçar dhe ai i parlamentit 4 vjet, megjithatë kushtetutberesi ka përcaktuar ne këto raste, dy afate.Procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.Sipas këtij parashikimi procedurat duhet te nisin jo me vone se 24 maji, por kjo date bie poshtë pasi kuvendi shpërndahet ne periudhën mes 3 dhe 8 majit. Duke pasur parasysh mbylljen e legjislaturës dhe faktin qe Kushtetuta parashikon 5 raunde votimi me afat maksimal 7 dite nga njeri tjetri; procedura per zgjedhjen e presidentit mund te nise qe ne muajin mars te vitit 2017. E nëse ketë here nuk pritet krize votash pasi mazhoranca i ka 84 mandatet e nevojshme per te zgjedhur kreun e shtetit ne 3 raundet e para; moment qe ngre pikëpyetje është ai betimit te presidentit.Presidenti fillon ne detyre pasi bën betimin para Kuvendit, por jo me pare se te ketë mbaruar mandati i Presidentit qe largohet.Sipas këtij parashikimi te Kushtetutës betimi i Presidentit nuk mund te behet para 24 korrikut. Është e qarte se pavarësisht se nga zgjedhjet e 18 qershorit ka dale parlamenti i ri; u takon deputeteve aktuale te mblidhen per ceremoninë e betimit, pasi ata jane ne detyre deri ne datën 9 shtator. Pyetja qe shtrohet ne kete rast është: nëse ata qe nuk janë zgjedhur më deputete, vendosin te mos shkojnë ne seance; a mund te behet betimi ne nje salle pa kuorumin e nevojshëm prej 71 deputetesh? Te kontaktuar nga Vizion Plus juristet jane te ndare; nje pjese e tyre gjykon se akti është ceremonial dhe nuk ka problem ligjor kuorumi, por te tjere besojnë se asnjë seance plenare nuk mund te hapet pa 71 deputete te pranishëm. Ne kete rast hipotetik presidenti nuk do te mund te betohet deri ne mbledhjen e parlamentit te ri ne shtator dhe kushtetuta përcakton :Kur Presidenti i Republikës është në pamundësi të përkohshme për të ushtruar funksionet e tij ose kur vendi i tij mbetet vakant, Kryetari i Kuvendit zë vendin dhe ushtron kompetencat e tij.Ky nen duket se i jep mundësinë Ilir Metës qe te paktën per dy muaj te jete njëherësh kryetar shteti dhe kryetar parlamenti.