Laborantët në protestë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-07 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punonjësit e mjekësisë laboratorike kundërshtojnë dhënien me koncesion te ketij shërbimi. Per gati nje ore, tekniket e laboratorëve ne Spitalet Universitare dhe ato rajonale kane dale ne proteste. Ata hedhin poshte nismën e Ministrisë per koncesionin e plote ne kete shërbim. Sipas tyre ky proces rrezikon vendin e punës se dhjetëra teknikeve te larte, si dhe nuk garanton siguri ne diagnozën e analizave. Protesta e punonjësve te mjekësisë laboratorike është zhvilluar njëkohësisht ne QSUT, ne spitalet e tjera Universitare te Tiranës dhe ne rrethe. Punonjës me përvoje ne laboratorin e analizave ne QSUT tregojnë se ky proces nuk mund t?i besohet privatit, pasi monopolizimi rrezikon sigurinë e shërbimit. Përmes nje reagimi per shtyp Ministria e Shendetesise sqaron se partneriteti publik privat, përvoje edhe ne vendet e tjera europiane do te përmirësoje shërbimin dhe shtoje gamen e analizave. Sa i përket vendeve te punës te stafit prej 1 mije persona ne te gjithë vendin, ajo do te jete e sigurt vetëm per 100 mjeket e këtij shërbimi, ndërsa tekniket e laboratorit do te përzgjidhen nga koncesionari. Kundër këtij koncesioni ka dale opozita, si dhe Lëvizja Socialiste per Integrim.

Free Traffic Exchange