Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brndshëm, Sajmir Tahiri ka akuzuar gjyqtarët se marrin në mbrojtje ndërtimet pa leje. Deklarata u bë në nisje të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Universitetin Bujqësor.
Ministri u shpreh se ligji i vettingut nuk ka kthim pas, pavarësisht atyre që nuk e duan reformën në drejtësi.
Në nisje të aksionit për prishjen e këtyre ndërtimeve në UBT, ishin të pranishëm edhe drejtues të tjerë të institucioneve, si kreu i IKMT, kreu i ALUIZNI-t dhe nënkryetari i bashkisë së Tiranës.
Tahiri: Kjo është përplasja e Shqipërisë që gjetën me atë që duam të bëjmë. Gjetëm një Shqipëri me ndërtesa shumëkatëshe në ambientet e universiteve. Duam të ndërtojmë një Shqipëri me hapësira publike në shërbim të publikut.
Ashtu sic është përplasja e sistemit të drejtësisë që gjetëm dhe që kemi ende me sistemin që duam të ndërtojmë pas vettingut.
sot disa gjytqarë kishin bërë gati të merrnin vendim për të siguruar këto objekte të paligjshme. Tashmë të kthyer në një praktike korruptive, sa herë gjendemi një ndërtimi pa leje, gjenden disa gjyqtarë që e kanë bërë zakon shkeljen e ligjit, të marrin mbrojtjen e ndërtimit pa leje dhe të ndalojnë institucionet të bëjnë detyrën. Përpjeka jonë është të ndërtojmë një sistem drejtësise që i shërben qytetarit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ikmt-aksion-per-prishjen-e-objekteve-pa-leje-e-universitetin-bujqesor/