Report TV - IKMT aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje pranë UBT

2016-12-07 1

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur aksionin për prishjen e një sërë objektesh të kundërligjshëm brenda Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në krye të operacionit i cili ka nisur prej orës 6.00 të ditës së sotme, është vendosur kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici.

Janë 11 objekte një dhe dy katëshe me funksione kryesisht shërbimi të cilat janë planifikuar të prishen në kuadër të rehabilitimit të këtij universiteti publik.

Në mbështetje të IKMT janë dhe forcat e policisë, ndërkohë që deri tani nuk është regjistruar asnjë incident.