Report TV - Tahiri: Vettingu s'ka kthim pas duam të pastrojmë drejtësinë

2016-12-07 0

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka deklaruar se vettingu në sistemin e drejtësisë nuk ka kthim pas.

Tahiri theksoi se reforma në drejtësi do të bëhet, pavarësisht rezistencës nga ata të cilët nuk duan drejtësinë e reformuar.

"Vettingu është një hap që nuk ka kthim pas pavarësisht rezistencës së frontit të së keqes, që nuk do që në Shqipëri të ketë drejtësi", u shpreh Tahiri.

Këto deklarata ministri i Brendshëm, i bëri gjatë aksionit të IKMT-së për lirimin e hapësirave publike prishjen e ndërtimeve pa leje pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Free Traffic Exchange