Basha: T’i japim kuptim lirisë dhe demokracisë duke fuqizuar qytetarin

2016-12-06 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët e Tropojës. Basha vuri në dukje se Partia Demokratike është sërish në mision historik për të sjellë valën e fundit të demokratizimit të vendit, të modernizimit të politikës, të kthimit të pushtetit tek qytetarët.

Liria dhe demokracia kanë humbur kuptimin, tha Basha, dhe që këto koncepte të marrin fuqi, duhet fuqizuar qytetari, duke ia kthyer atij kontrollin e qeverisjes me instrumentat që i takojnë.