Ora News –Takimi me ushtarakë, Rama: U thyem dinjitetin ushtarakëve

2016-12-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria u ktheu dinjitetin ushtarakëve. Ky ishte konstatimi i kryeministrit Edi Rama para ushtarakëve duke bërë një krahasim të gjendjes në të cilën ndodhej ushtria 4 vite më parë me atë që është sot, ndërsa akuzoi PD-n se hoqi dietat ushqimore për këtë kategori.
Rama: Kemi bërë hap pas hapi atë që na takonte, në radhë të parë, për të vënë në vend dinjitetin e nëpërkëmbur, duke rikthyer kompensimin mujor për ushqimin që ishte hequr.
Ministria e Mbrojtjes akumuloi 16 milionë euro borxhe dhe ndërkohë që u ndërpre edhe kompensimi mujor për ushqimin e ushtarakëve, u gjetën para për të blerë aparatura përgjimi, që nuk i duheshin dreqit e jo ushtrisë.
Duke u ndalur te rritja e pagave për ushtarakët, kryeministri tha se në diskutimet zë për zë të buxhetit, do të shihet mundësia për ta çuar atë në vlerën e 7-8 për qind.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-si-mund-te-jem-i-kenaqur-kur-ka-shume-njerez-ne-kthetrat-e-varferise/

Free Traffic Exchange