Rritja e rrogave për ushtarakët - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ditët e fundit Kryeministri Rama tha se e ka gjetur veten në një beteje me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Ministrin e Financave. Në një takim me ushtarakët, ai pohoi se sfida e tij është rritja e rrogave për Forcat e Armatosura dhe kjo të mos jenë në vlerat 5 deri 7%, por nga 8 deri në 10%. Rama foli për reformat e ndërmarra nga qeveria që drejton në 3 vitet e qeverisjes së vendit. Theksoi jo një herë, se edhe pse ka ndryshime të mëdha nga koha kur morri drejtimin e vendit, mbetet ende i pakënaqur. Ministrja Mimi Kodheli duke renditur gjithçka është arritur në vetëm 3 vite të qeverisjes së majtë, në modernizimin e ushtrisë, por edhe në trajtimin dinjitoz të ushtarakëve, nuk harroi se si i gjeti Forcat e Armatosura. Njerëzve në uniformë, shefi i Financave Arben Ahmetaj u tha se për herë të parë në 25 vite një qeveri akordon një fond të qenësishëm, 100 milionë dollarë brenda një viti për rritje pagash e pensionesh.

Free Traffic Exchange