Report TV - Foto e rrallë,9 spiunët në BunkArt2 ja si përgjohej Fiqrete Shehu

2016-12-06 2

Muzeu BunkArt 2 kërkon një kohë të gjatë të eksplorohet. Disa detaje interesante që mund ta sjellin si në një film periudhën e diktaturës, mund t?i shpëtojnë syrit të vizitorit, si kjo foto e rrallë e spiuneve vullnetarë te policisë se shtetit.

Kjo fotografi origjinale është zbuluar nga kuratorët e e muzeut, me diçiturën përkatëse, ku shkruhet se kanë dalë një grup bashkëpunëtorësh vullnetarë GBV gjatë trajnimit nga operativi i tyre. Ndryshe nga spiunët e sigurimit te shtetit që vepronin fshehtas ata vepronin hapur. Spiunët kanë shenjat dalluese në krah. Janë gjithsej nëntë vetë rreth moshës nga 25 deri në 30 vjeç. Tre prej tyre janë gra.