Report TV - Foto e rrallë,9 fuksat në BunkArt2 si përgjohej Fiqrete Shehu

2016-12-06 6

Muzeu BunKArt 2 kërkon një kohë të gjatë të eksplorohet. Disa detaje interesante që mund ta sjellin si në një film periudhën e diktaturës, mund t?i shpëtojnë syrit të vizitorit, si kjo foto e rrallë e spiunëve të sigurimit të shtetit.

Kjo fotografi origjinale është zbuluar nga kuratorët e e muzeut, me diçiturën përkatëse, ku shkruhet se kanë dalë një grup bashkëpunëtorësh vullnetarë të Sigurimit të Shtetit gjatë trajnimit nga operativi i tyre.

Spiunët kanë shenjat dalluese në krah. Janë gjithsej nëntë vetë rreth moshës nga 25 deri në 30 vjeç. Tre prej tyre janë gra.

Në zhargonin e koduar popullor spiunët quheshin në atë kohë fuksa, fjalë që ka mbetur ende në fjalorin e shqipes për të shprehur me përçmim fjalën spiun.