Ora News –Shkodër, Vokshi: Rritja e rasteve të dhunës nga mosreagimi i shtetit

2016-12-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi u apeloi grave dhe vajzave të mos tolerojnë asnjë rast të dhunës në familje. Gjatë forumit për barazinë gjinore, Albana Vokshi iu referuar rasteve të fundit me disa viktima të dhunës në familje. Shtimin e këtyre rasteve e cilësoi pasojë të mosreagimit të shtetit.
?Gratë të reagojnë për të kërkuar të drejtat që u takojnë?. Ky ishte apeli që lëshoi nga Shkodra kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi.
E pranishme ne forumin ?Barazia gjinore, rëndësia e mundësive të barabarta në vendimarrje?, deputetja Vokshi e quajti alarmante situatën duke ju referuar rasteve të ditëve të fundit.
Albana Vokshi: Më shumë se 3 mije raste dhune në 3 muajt e fundi të 2015, 80% e saj vjen prej varfërisë. Eshtë rritur dhuna ndaj fëmijëve. Kam një apel për gratë. Të reagojmë jo për partitë politike, por për sigurinë e familjeve tona.
Për deputeten demokrate, ky shtim i dhunës është pasojë e mosreagimit të shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vokshi-rritja-e-rasteve-te-dhunes-nga-mosreagimi-i-shtetit/