Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një tryezë për dënimet alternative ka deklaruar se burgu nuk është e vetmja zgjidhja për të akuzuarit apo të dënuarit , por duhet të aplikohen dënime të tjera. Sipas Manjanit burgjet po vuajnë nga mbipopullimi ku nga 6000 të dënuar 3200 janë vetëm në paraburgim.
Manjani: Ka mjete të tjera alternative shumë të efektshme që shumë pak përdoren nga sistemi gjyqësor sot, të cilat duhet t?i nxisim t?i përdorim. Kaocioni financiar, bllokimi i shtëpisë në hipotekë, bllokimi i lëvizjes jashtë shtetit, pra bllokimi i pasaportës. Është shumë efektivë.
Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla mbështeti nismën e dënimeve alterantive, duke deklaruar se i përgjigjet shqetësimit të ministrit për mbipopullimin e burgjeve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/manjani-burgu-zgjidhja-e-fundit-disa-forma-efikase-alternative/