Ora News –Halimi: Zyrat dhe luksi i zyrtarëve presin, rritni buxhetin për sigurinë

2016-12-06 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria investon për luks, ndërsa qytetarët shqiptarë përballen me mungesën e sigurisë. Kështu deklaroi deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi, në Komisionin e Ligjeve teksa kërkoi buxhet shtesë për Institucionet e Sigurisë. Komisioni i Ligjeve miratoi buxhetin e Presidentit, Shkollës së Magjistraturës dhe ILDKP-së.
Duke marrë shkas nga ngjarjet kriminale ditët e fundit dhe vrasjet në famije, deputeti demokrat Eduard Halimi, në Komisionin Parlamentar të Ligjeve ku u diskutua buxheti i institucioneve kushtetuese, kërkoi shtim të fondeve për institucionet e sigurisë.
Eduard Halimi: Le të rrinë zyrtarët edhe një vit me një zyrë më të vjetër, nuk ka pse të investohet gjithçka luks, makina, zyra, por të bëhen investime tek siguria publike. Ajo na shqetëson të gjithëve ne. Pastaj edhe zyrat, edhe shatërvanët, edhe makinat, bëhen në një moment tjetër.
Ndërkohë Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi në buxhetin e Presidencës 10 milion lekë shtesë nga 20 të kërkuara nga ky institucion për zërin e investimeve.
Dashamir Peza: Për Presidencën ka pasur një kërkesë për një shtesë për 10 milion lekë shpenzime operative dhe një shtesë 10 milion lekë në zërin e investimeve të sistemit backup. Ne propozojmë si Komision i Ligjeve pasi shqyrtuam këto kërkesa ti rekomandojmë Komisionit përgjegjës që të vlerësojë kërkesën për një shtesë 10 milion lekë për zërin e investimeve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/halimi-zyrat-dhe-luksi-i-zyrtareve-presin-rritni-buxhetin-per-sigurine/

Free Traffic Exchange