http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbetjet e fundit kimike si pjesë e armatimit të vjetër të ushtrisë shqiptare janë nisur drejt destinacionit përfundimtar për asgjësimin e plotë të tyre. Bëhet fjale per 167 ton kimikate ku përfshihen dhe elemente te rrezikshëm që i përkasin karburantit të raketave të vjetra. Kjo është sasia e fundit, e cila do të shkatërrohet në impiante të specializuara në Francë. Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt tha se largimi i kimikateve ka përmirësuar jetën e komuniteteve që jetojnë pranë magazinave të dikurshme. Ky projekt i mbështetur nga 5 shtete nisi në vitin 2008 dhe që nga ajo kohë janë asgjësuar në total 300 ton mbetje të rrezikshme.