Arrestohet pas disa orësh, autori i vrasjes së ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë. Në pranga ka rënë Qamil Çelhaka, 30 - vjeç, banues në këtë qytet.
Konflikti mes dy kushërinjve, për motive që dyshohet se lidhen me çështje pronësie, çoi në vdekjen e Fatmir Çelhakas, i cili u godit me sëpatë nga kushëriri i tij, Qamil Çelhaka.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 09:40, në fshatin "Cikallesh".
I lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe një tjetër person me iniciale Y. I, i cili është dërguar në S.Q.U.
Nga hetimi paraprak, policia dyshon se shkak për ngjarjen është bërë një konflikt për motive pronësie mes palëve, për një pemë që ishte pranë kufirit ndarës të pronave të tyre.