Dhuna në familje, 2000 urdhra mbrojtjeje në vit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mbi 2000 urdhra mbrojtjeje firmosen nga policia brenda një viti per dhunën në familje, ndërsa mesatarisht mbi 11 gra ne dite, dhunohen nga bashkëshortët. Shifrat alarmante jepen nga Policia e Shtetit, sipas së cilës mbikëqyrja e vendimeve te Gjykatës vetëm nga uniformat blu është e pamundur. Sipas Alimadhit një tjetër hallkë e rëndësishme për minimizimin e dhunës në familje mbetet drejtësia. Por në më të shumtën e rasteve vendimet nuk ndajnë dhunuesin nga e dhunuara. Për këtë çështje zv/ministrja e brendshme Elona Gjebrea tha se duhet ngritur një grup i përbashkët për të parë dhe rishikuar mekanizmin kombëtar te referimit per rastet e dhunës në familje apo dhe të miturve. Urdhri i mbrojtjes për Liljana Rukon, e cila mbeti viktimë e bashkëshortit të saj nuk i ishte dorëzuar policisë. Një fakt i tillë u publikua nga ministri i brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa sipas ligjit urdhra të tillë duhen dorëzuar brenda 24 orëve në komisariatin përkatës. Për këtë policia nisi dhe procedim penal ndaj gjyqtarit Ergys Selmani.

Free Traffic Exchange