Policia trajton mesatarisht 11 denoncime në ditë për dhunë në familje në të gjithë vendin, ndërsa në një vit plotëson mbi 2.100 kërkesë-padi për urdhër mbrojtjeje. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë konstatohet një rritje me 5% e numrit total të denoncimeve.