http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngritur shqetësimin se kompani që kryejnë punime në rrugë apo objekte të ndryshme, dëmtojnë linjat. Kreu i OSHEE Ardian Çela tha se vetëm javën e parë të dhjetorit janë evidentuar 6 raste, të cilat kanë rezultuar me shkëputje te energjisë për banorët. Çela paralajmëron se do të ndërmerren nisma ligjore për penalitete me të forta ndaj firmave. OSHEE u bën thirrje kompanive që të kërkojnë mbështetje me qëllim parandalimin e dëmtimeve dhe kostove që do të pasojnë riparimin e tyre.