Jo më larg se ditën e diel, punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, punuan me orë të tëra për të riparuar një kabëll të dëmtuar nga një kompani e cila kryente punime për llogari të Ujësjellësit të Tiranës.
E njëjta firmë ka dëmtuar sërish rrjetin e energjisë disa metra më poshtë, duke lënë pa energji 3500 banorë të Laprakës në kryeqytet.
Vetëm në tre muajt e fundit, Tirana numëron 40 raste të ndërprerjes së energjisë nga palë të treta. Kostot për kompaninë e shpërndarjes shkojnë në 120 milionë lekë, ndërsa në disa vende është dëmtuar rrjeti i cili ka qënë investim tërësisht i ri.