Luvri “vjen” në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-06 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dhoma e parë që na prezanton me veprat e Arben Golemit, pa diskutim mund të quhet dhoma e Luvrit. Është pikërisht Luvri, por në gjashtë perceptime të ndryshme të autorit, diku i artë, diku i argjendtë, e në një tablo tjetër në errësirë. Nuk ndodh kështu me dhomat e tjera të galerisë së Universitetit të Arteve, ku kubizmi dhe ngjyrat na rrëfejnë një stil edhe më modern se sa ai barok që gjejmë në tablotë e para. Marrëdhënien me arkitekturën ai e ka të pamundur për ta shmangur. Me disa shtresëzime bojërash, ngjyrash e materialesh këto tablo me përmasa të mëdha ju presin në Galerinë e Universitetit të arteve deri ne 10 dhjetor.