Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN
Te ftuar: Blendi Klosi, Oriola Pampuri, Dashamir Biçaku, Grida Duma, Paulin Vilajeti, Silvana Alimadhi
Kronike me e plote: http://tvklan.al/opinion-vrasjet-makabre-te-fundjaves/
Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes vrasjet makabre të ndodhura këtë fundjavë në vendin tonë.
Gazetari Dashamir Biçaku, gazetar i TV Klan, në lidhje me temën në fjalë, ka theksuar se informacionet e para bënin me dije se babai ka vrarë dy djemt e tij dhe më pas ka vrarë veten, për shkak të një konflikti me bashkëshorten e tij. Biçaku shtoi se gruaja e tij, Marsela e kishte martesë të dytë me Naum Toshin, më parë ajo kishte qenë martuar me një person tjetër, e cila nga martesa e parë ka pasur një djalë, më të madhin nga dy djemt e vrarë sot dhe më pas ajo ishte ndarë, ku edhe ishte njohur nëpërmjet rrjetit social facebook me Naum Toshin. Ai tha se më pas njohjes së tyre në rrjetin social facebook, kanë jetuar për një kohë të gjatë në Greqi. Sipas tij, Toshi ishte një person që nuk kishte ndonjë profesion, hera pas here, ai punonte në punë të ndryshme krahu në shumë profesione që lidheshin më shumë me punën fizike se sa aktivitete të tjera. ?Ka qenë vet babai i Naum Toshit i cili ka hyrë në banesë, sepse në atë banesë ai ushqente disa pula. Dhe kur ka shkuar tek dera ka parë edhe letrën që thoshte ?Ngjitu lart?, dhe menjëherë është ngjitur dhe ka parë gjithë skenën që kishte ndodhur në një nga dhomat e këtij apartamenti?, është shprehur Biçaku.
Për eksperten e dhunës në familje në Ministrinë e Brendshme, Silvana Alimadhi, tragjedia e ndodhur në qytetin e Korçës, ku dy fëmijë humbën jetën, pasi u vranë nga babai i tyre, është një tragjedi ku nuk mund të jepen shumë detaje për shakak të makabritetit të ngjarjes. Alimadhi ka theksuar në Opinion, se akt-ekspertiza e vrasjes nuk ka dalë ende, por sa i përket mënyrës së jetesës dhe konflikteve të mëparshme të çiftit Toshi, në policinë e shtetit asnjëherë nuk është bërë asnjë denoncim. Sipas saj, jo vetëm nga çifti, por edhe nga familjarë të tjerë të tyre apo fqinjët e tyre që mund të kenë dëgjuar zënkën në këtë familje. ?Referuar të afërmëve, bashkëshorti ankohej, se ajo vinte dhe ikte shumë shpesh nga shtëpia edhe pse kishte dy fëmijë të mitur. Ky bashkëshort, nuk kishte bërë asnjëherë asnjë denoncim për braktisjen e dy fëmijëve të mitur nga bashkëshortja?.
Fevziu: Bashkëshortja punonte apo ikte nga shtëpia?
Alimadhi: Unë nuk dua të paragjykoj mënyrën e tyre të jetesës, se si e fitonte ajo jetesën, por fakti që ajo braktiste dy fëmijët e mitur ka qenë për t?u denoncuar.
Ndër të tjera, lidhur me ngjarjen në fjalë, ajo ka theksuar se nuk kishte raste dhune nga bashkëshorti ndaj gruas. ?Fqinjët kanë deklaruar më pas se kemi dëgjuar zënka ndërmjet çiftit, këto të dhëna vinë, gjithmonë pas ndodhjes së ngjarjes. Por problemi është se pas asaj që ndodhi, të gjithë shprehen se kanë dëgjuar zënka, por më parë nuk kishte as...