“PD do t’u kthejë kontrollin e qeverisjes qytetarëve” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-06 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tropoja ka qene ndalesa e radhës e liderit te opozitës. Gjate bashkëbisedimit me banoret Lulzim Basha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin se e kane lene popullin ne mjerim. Kryedemokrati u shpreh se opozita do t?ia ktheje qytetarit kontrollin e qeverisjes.?Vendi është robëruar nga një kastë, nga një klikë të korruptuarish dhe kriminelësh të cilët kanë vetëm një interes, të përfitojnë e të pasurohen në kurriz të shqiptarëve. Koha ka ardhur që Partia Demokratike t?i japë Shqipërisë dhe shqiptarëve fazën e fundit të modernizimit të një vendi, drejt lirisë dhe demokracisë. Ashtu si demokracia dhe liria erdhën për shkak të nevojës, domosdoshmërisë për të shporrur diktaturën, atëherë kur s?kishte më ku të shkonte, nuk kishim më nga t?ia mbanim, edhe sot kjo vjen si një domosdoshmëri t?i kthejmë qytetarëve qeverisjen, të fuqizojmë qytetarin, duke i dhënë instrumentet kushtetuese dhe ligjore?.Basha u kërkoi anëtarëve të Partisë Demokratike të qëndrojnë pranë njerëzve, të prekin realitetin e tyre dhe të evidentojnë hallet e qytetarët në nevojë. ?Halle konkrete, emra konkretë, fate konkrete njerëzish i njohim, i dimë, i takojmë ditë për ditë në komunitetet, por ne duhet të kemi një evidencë të plotë. Kjo është një parti politike që përgatitet nesër të marrë përgjegjësi konkrete të qeverisjes, jo demagogji, jo premtime koti. Dhe po ju them se detyra jonë kryesore, misioni ynë më i shenjtë që prej ditës së parë në qeverisje, pa asnjë alibi është të bëjmë gjithçka për njerëzit në nevojë?, pohoi Basha.Lideri i opozitës u ka shpjeguar banoreve te Tropojës se si do te përdoret buxheti nëse demokratet vijnë ne pushtet ne zgjedhjet e ardhshme. Objektivi ynë është që asnjë familje të mos mbetet pa bukë, pa ujë, pa drita dhe kjo nënkupton një sërë masash të menjëhershme u shpreh Lulzim Basha.