Ora News –Gjyqtari nën hetim, Policia: Neglizhoi urdhrin e mbrojtjes së Liljana Rukos

2016-12-05 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nis procedimi penal për shpërdorim detyre ndaj gjyqtarit të Fierit Ergys Selmani, i cili kishte vendosur urdhër-mbrojte për 43 vjeçaren Liljana Rukaj, por nuk e kishte dërguar për zbatim në polici.
Policia e Fierit deklaron se nga të dhënat paraprake ka rezultuar se në shkelje të ligjit gjyqtari ka neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e shtetases Liljana Rukaj institucioneve përgjegjëse, dhe më pas ka ndodhur ngjarja e rëndë.
?Ky procedim penal filloi pasi nga veprimet e para hetimore rezulton se në shkelje të ligjit ka neglizhuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e shtetases L.R , institucioneve përgjegjëse. Më pas ka ardhur pasoja e rëndë e vrasjes së shtetases L.R nga bashkëshorti i saj?, sqaron policia.
Procedim penal ka nisur edhe për kryetaren e zyrës përmbarimore, pasi ka deklaruar se e posedonte vendimin e gjykatës, por nga këqyrja e protokollit rezultoi se nuk e kishte regjistruar atë.
Ka reaguar menjëherë Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani:
Nxis prokurorinë të zbardhë këtë çështje jo vetëm për të evidentuar përgjegjësit, por edhe për të disiplinuar sjelljen shtetërore për raste të tjera!
Më herët, ministri Saimir Tahiri ndërsa theksoi se urdhri i mbrojtjes nuk ishte dërguar në polici theksoi:
Kush e ka mbajtur këtë urdhër mbrojtje ne sirtar, është dhunuesi institucional, qe i la rruge te hapur dhunuesit qe i mori jetën një njeriu.
Ndërsa deputetja demokrate Majlinda Bregu bëri këtë thirrje publike për presidentin dhe Kryeprokurorin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqtari-nen-hetim-neglizhoi-urdhrin-e-mbrojtjes-se-liljana-rukos/