http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, i ka kërkuar sot zyrtarisht Prokurorit të Përgjithshëm, që të nisë një hetim të detajuar, lidhur me vdekjen e Liljana Rukajt, ku bashkëshorti, pasi e dhunoi e hodhi nga kati i katërt. Deputetja e PD, apeloi që përgjegjësit e papërgjegjshmërisë institucionale të dënohen njësoj si bashkëshorti dhunues. Gjithashtu, deputetja Bregu i kërkoi Presidentit të Republikës, që të urdhërojë nisjen e një inspektimi, për të gjithë urdhrat e mbrojtjes të nxjerrë nga Gjykata, nëse po zbatohen apo jo. E ndjera Liljana Rukaj kishte një urdhër mbrojtje, por ai nuk zbatohej.