http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe shërbimi laboratorik ne spitalet publike do te jepet me koncesion. Kjo skeme e partneritetit publik privat do te aplikohet ne 18 spitale ne vend përfshi edhe Tiranën, ndërsa dhjetëra teknike laboratori rrezikojnë te humbin punën. Studimi, ndonëse jo transparent per arsye sigurie sipas ministrit te shendetesise synon rritjen e cilësisë se shërbimit. Gjate diskutimeve ne komisionin e shendetesise, ministri Ilir Beqaj tregoi disa nga arsyet e dhënies me koncesion te laboratorëve. Ministri Beqaj pranoi se pas dhënies me koncesion, vendin e punës do ta kenë te sigurt vetëm 80 mjeke te këtij shërbimi. Ndërsa 340 tekniket e laboratorit qe aktualisht jane ne pune nesër do te përzgjidhen nga privati. Projekti per koncesionin e radhës ne shëndetësi u kundërshtua nga opozita, por qëndrimin me te ashpër e mbajti Lëvizja Socialiste per Integrim. Deputeti dhe ish-ministri Petrit Vasili e cilësoi te gabuar, por dhe te dyshimte strategjinë e qeverise per te dhëne me koncesion nje nga shtyllat kryesore te shërbimit spitalor. Me heret ne Komision ky projekt u kundërshtua ashpër nga shoqatat e laboranteve. Ata deklaruan se ky vendim i qeverise do ti lere pa pune. Ministria e Shendetesise është ne fazen e studimit te ketij projekti ne bashkëpunim me IFC. Nuk dihet kur do te nise zbatimi por kontrata me koncesionarin qe do te marre kete shërbim eshte 10-vjeçare.