Debate në Komision për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-05 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse do duhej të diskutohej buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2017, Komisioni i Sigurisë u përfshi nga debatet mbi kërkesën e presidentit të Republikës për rritjen e këtij buxheti. Në një letër dërguar pak ditë më pare Komisionit Bujar Nishani kërkonte respektimin e normës prej 2% të PBB për buxhetin e mbrojtjes. Zëvendësministri i Mbrojtjes Petro Koçi, konsideroi qëndrimin e kreut të shtetit si një pozicionim opozitar. Por për opozitarin Flamur Noka, foli për ironi të qeverisë me institucionin e Presidentit. Letrën e kreut të shtetit e konfirmoi kreu i Komisionit Spartak Braho, i cili tha se pajtohet me pretendimet e Presidentit, por jo me rrugën e ndjekur prej tij. Pas debateve, por edhe një ndërprerjeje të shkurtër të energjisë elektrike, mazhoranca ka votuar e vetme në tërësi buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërkohë që opozita e kundërshtoi atë me votë.

Free Traffic Exchange