Sërish tritol policit, shkak konflikti i pronësisë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-05 17

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Atentatet me tritol në shtëpinë e efektivit të Rinasit Arben Kajmaku nuk kanë të ndaluar. 10 ditë nga shpërthimi i fundit sërish një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e së dielës në oborrin banesës dy katëshe ne Fushe Preze. Në momentin e shpërthimit Kajmaku ndodhej në banesë sëbashku me bashkëshorten e fëmijët. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale të bordurës së jashtme të portës. 42-vjecari u mor në pyetje nga policia, ndërsa blutë nuk përjashtojnë faktin se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të konflikteve të pronësisë. Burime pranë policisë thanë se krahas pistës për shkak të detyrës Kajmaku ka thënë se prej disa kohësh ka konflikte pronësie me disa banorë të zonës. Më datë 25 nëntor një tjetër sasi eksplozivi shpërtheu në banesën e 42 vjecarit. Tritoli u hodh nga jashtë brenda banesës së agjentit të krimeve në komisariatin e Rinasit.

Free Traffic Exchange