Qëndrimi i Presidentit për buxhetin e mbrojtjes, është diskutuar gjatë në komisionin e sigurisë.
Letra e dërguar deputetëve ku ankohet se nuk është konsultuar nga ministria për paratë e forcave të armatosura gjatë 2017-s, sipas Spartak Brahos, nuk është qëndrimi i duhur institucional.
Në letër Presidenti ankohet gjithashtu se fondi për mbrojtjen është fare minimal. Për maxhorancën Nishani po sillet si PD, ndërsa për këtë të fundit, është qeveria që i mbylli të gjitha portat.