Ora News –Miratohet taksa e makinave të luksit dhe akciza e gazit të lëngshëm

2016-12-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni i Ekonomisë miratoi paketën fiskale 2017 së bashku me dy taksat e reja për akcizën e gazit të lëngshëm dhe atë të makinave të luksit. Ndërsa është lënë i hapur diskutimi i amendamentit të LSI-së për akcizën e gazit, gjithçka do të vendoset në seancën e 15 dhjetorit. Komisioni miratoi heqjen e taksave për makinat e invalidëve, akcizën e naftës për peshkimin si dhe ulet taksa për grumbullimin e mbetjeve urbane.
Tiranë- Paketa fiskale 2017 u miratua nga Komisioni i Ekonomisë me disa ndryshime.
Kryetari, Erjon Braçe, sqaroi vendimet e marra, duke u ndalur tek heqja i taksës për automjetet e invalidëve, zero akcizë karburanti për flotën e peshkimit dhe uljen në 1 lekë të taksës për grumbullimin e mbetjeve urbane. Diferencimi i taksës për materialet e ricikliueshme u kundërshtua nga ish-Ministri Bode.
Erjon Braçe: Njerëzit me aftësi të veçanta në Republikën e Shqipërisë, të vendosim përjashtimin për mjetet motorike të tyre, nga motorët deri tek makinat. Kemi ulur rentën minerare për të gjitha mineralet që do të përpunohen. Kemi vendosur që të mbajmë në fuqi skemën aktuale për përjashtimin e sektorit të peshkimit nga akciza, kemi ulur taksën kombëtare mbi mbetjet e grumbulluara, ambalazhin e grummbulluar për qëllime riciklimi brenda vendit nga 50 lekë në 1 lekë për kg.Taksat doganore për lëndën e parë që përdoret në përpunimin e regjimit aktiv, industrinë e lehtë, është bërë zero.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/miratohet-taksa-e-makinave-te-luksit-dhe-akciza-e-gazit-te-lengshem/