VLORE-Krim seksual në Vlore, dy vogëlushë përdhunohen nga dy fëmijë pak vite më të mëdhenj se ata. Si pasojë dy djem të mitur 14 vjeç dhe 11 vjeç janë vënë në pranga nën akuzën e përdhunimit. Policia bën të ditur se 2 djemtë e mitur kanë përdhunuar dy vogëlushët 6 vjeçarë, që po luanin pranë shkollës së tyre.
Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë në lagjen ?15 Tetori në periferi të qytetit të Vlorës. Policia njofton se më datë 03.12.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi F.N, vjeç 14, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen ??15 Tetori??, në bashkëpunim me shtetasin V.R, vjeç 11, banues në Vlorë, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me dy shtetas të mitur, vjeç 6, banues në Vlorë. Krimi është i dënueshëm sipas Kodit Penal në nenet 100 e 25 të Kodit Penal.