http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nën masa të rrepta sigurie u zhvillua këtë të hënë seanca gjyqësore, ndaj ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea. E akuzuar nga Prokuroria për marrjen e 50 mijë eurove ryshfet, duke favorizuar nje pale per nje pronë me sipërfaqe prej 40 hektarësh në Sarandë, Andrea, nuk ishte e pranishme në seancë. Por strategjia e mbrojtjes qe ndoqi avokati i saj ishte e përqendruar tek përgjimet, per te cilat u kërkua shpallja e pavlefshme. Në fund të seancës prokurori i çështjes Arben Kraja kërkoi kohë të shprehet për kërkesat e mbrojtjes, ndërkohë që seanca e radhës u vendos për më 12 dhjetor. Odhise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares do të gjykohet për ?ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?. Ndërsa te pandehur te tjere ne kete dosje janë Petraq Dashi, Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, te akuzuar për ?korrupsion?.