Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
E konsideruar si një nga çështjet me të rëndësishme të hetimit për korrupsionin në drejtësi, ku është e përfshirë edhe një anëtare e Gjykatës së Lartë, çështja ndaj gjyqtares Majlinda Andrea rrezikon të mbyllet me procedure. Kjo pas kërkesave të bëra nga avokatët mbrojtës të çiftit Andrea, të cilët kërkuan pavlefshmërinë e përgjimeve si dhe rikthimin në detyrë të gjyqtares.
Tiranë- Gjyqtarja e Gjykatës se Lartë, Majlinda Andrea, e akuzuar për korrupsion pasiv së bashku me bashkëshortin Odhise Andrea, kërkon t?i shpëtojë gjykimit duke përdorur procedurën.
Ne sëancen e kësaj të hëne, e cila ishte e para e procesit, avokati mbrojtës i gjyqtares Theodhori Sollaku, renditi para pesëshes gjykuese të kryesuar nga gjyqtarja Evelina Qirjako, një sërë kerkesash për pavlefshmërine e provave të Prokurorisë në adresë të gjyqtares.
Madje avokati kërkoi që ajo të rikthehet në detyrë, pasi ka përfunduar afati 3 mujor i masës së pezullimit nga detyra.
Theodhori Sollaku: Përgjimet mbi të cilat ndërtohet akuza janë në kundërshtim flagrant me ligjin. Për gjyqtaren Majlinda Andrea është bërë ankesa me mbarimin e afatit tre mujor sepse masa ndaluese në bazë të kodit të procedurës penale nuk mund të zgjatet më shumë se tre muaj.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-seanca-per-gjyataren-e-gjykates-se-larte-majlinda-andrea/