Deputetët i janë ankuar kryetarit të partisë dhe kreut të grupit parlamentar për sjelljen e LSI-së, manipulim firmash tek ligji i lojërave të fatit dhe situatën kaotike me tregtimin e gazit natyror.
Fillimisht ka qenë deputetja Blerina Gjylameti ajo e cila i ka kërkuar grupet të prononcohet lidhur me keqpërdorimin e firmës së saj tek kërkesa për të shtyrë me dy vjet zhvendosjen e kazinove jashtë qytetit.