Report TV - Tiranë, dy herë tritol brenda 10 ditësh punonjësit të policisë

2016-12-05 1

TIRANE-Një punonjësi policie në Komisariatin e Rinasit i është vënë tritol në banesë mbrëmjen e djeshme. Nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të lënduar e ndërsa mësohet se është dëmtuar vetëm bordura prej betoni.

Kjo është banesa në të cilën jeton Arben Kajmaku dhe ku ka ndodhur shpërthimi.