Horror në Korçë, babai mbyt fëmijët dhe më pas vetëvaret - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-05 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo shtëpi tipike korçare ka sjelle zi per gjithë qytetin juglindor. Mëngjesin e kësaj te hëne, dy fëmije te mitur jane vrare brenda saj nga babai i tyre, 41 vjecari Naum Toshi. Krimi makaber sipas policisë ka ndodhur ne pak minuta. Ne fillim Toshi ka mbytur dy djemtë e vegjël 4 e 6 vjeç e me pas i ka dhëne fund jetës duke u vetevarur. I pari qe e mësoi krimin tronditës ishte babai i Naum Toshit. Ky i fundit i kishte lënë një letër në derën e jashtme të shtëpisë ku shkruhej: ?Ngjituni lart shihni se c?kam bere?. Familjaret janë shokuar nga ngjarja. Ngjarja horror ndodhi teksa ne banese Naum Toshi ndodhej vetëm me dy fëmijët. Naum Toshi kishte probleme te vazhdueshme me bashkëshorten 24-vjeçare Marsela Toshi. Prej disa kohesh ajo e kishte braktisur. Motra e autorit te krimit, Lindita Golka fajëson nusen per veprimin e te vëllait. Të afërm dhe fqinj të 41 vjecarit thanë se Naumi njihej si njeri i qetë dhe jo problematik. Naumi dhe Marsela kishin gjashte vjet që ishin të martuar, ndërsa kishin vetëm disa muaj që ishin kthyer ne Korçe. Toshi ishte prind i 4- vjeçarit e ndërsa 6- vjeçari ishte fëmijë i një lidhjeje martesore të mëparshme të gruas së tij. 24- vjeçarja punonte si kameriere në një klub nate në Korçë, që dyshohet të ketë qene dhe shkaku i konflikteve të shumta mes çiftit. Burime nga policia kufitare pohuan se bashkëshortja e Toshit ka hyrë në Shqipëri në orën 02:00 te natës, e më pas është larguar serish drejt shtetit grek në orën 05:00.