Report TV - Rama: Frikë se Kushtetuesja do bëjë rezistencë për Vetingun

2016-12-05 0

Duke folur për ligjin më të rëndësishëm që çel zbatimin e Reformës në Drejtësi, kryeministri Rama është shprehur se i frikësohet reagimit të Gjykatës Kushtetuese pasi ajo të jap opinionin e saj për Vetingun. Sipas tij, ka arsye që e bëjnë atë të mendojnë se Gjykata Kushtetuese do të bëjë rezistencë ndaj opinionit të Venecias.

"Dua shumë që kur Vendecia të jap opinionin e saj për Vetingut, nuk do ndeshemi me rezistencën e Gjykatës Kushtetuese. Kam arsye që të dyshoj se GJK nuk do të sillet ashtu siç duam pasi kemi një shenjë të sjelljes së Kushtetueses ndaj ligjit të pronave. Gjykata ka bërë ndryshime në ligjin e pronave që bie ndesh me opinionin e Venecias", ka deklaruar Rama.