TIRANE-Përkthimi i Vettingut ishte korrekt. Ata që kanë frikë nga Reforma në Drejtësi sajojnë gënjeshra për EURALIUS, BE dhe Gjykatën Kushtetuese.
Kjo ishte përgjigja e ashpër e ambasadorit amerikan i akredituar në Shqiperi Donald Lu ndaj kritikëve për ligjin e Vetting, drafti për të cilin i dërguar nga PD në Venecia po mban të bllokuar zbatimin e Rëformës në Drejtësi.
Deklarata e Lu u bë sot në një konferencë simpozium kundër korrupsionit, ku theksoi se Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur që korrupsioni të ndëshkojë cilindo politikan që është korruptuar, i majtë apo i djathtë qoftë ai.
Rama: Frikë se Kushtetuesja do bëjë rezistencë pasi Venecia të jap opinionin për Vetingun
Duke folur për ligjin më të rëndësishëm që çel zbatimin e Reformës në Drejtësi, kryeministri Rama është shprehur se i frikësohet reagimit të Gjykatës Kushtetuese pasi ajo të jap opinionin e saj për Vetingun. Sipas tij, ka arsye që e bëjnë atë të mendojnë se Gjykata Kushtetuese do të bëjë rezistencë ndaj opinionit të Venecias.