Report TV - Pastrimi i kryeqytetit,binjakëzmi i Bashkisë së Tiranës me Veronën

2016-12-05 0

Nga 12 dhjetori do të nisë nga puna kompania publike e pastrimit, e cila vjen pas një partneriteti mes Bashkisë së Tiranës me Bashkinë e Veronës në Itali. ?EKO Tirana do të jetë e pajisur me mjete të reja EURO 6 dhe me personel të ri.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, falë këtij binjakëzimi pritet që Tirana të kthejë një faqe të re sa i përket pastrimit. Gjithashtu kontenierët tashmë do të jenë të ndarë sipas llojit të mbetjeve.

Veliaj deklaroi se në të gjitha pallatet do të certifikohet administratori që ka si detyrë vënie gjobash për ata që hedhin mbeturina nga ballkoni, për ata që i lënë te dera, për ata që bëjnë sikur i kanë harruar në ashensor dhe për ata që bëjnë sikur i kanë harruar te dera e jashtme e pallatit.