Babai mbyt 2 djemtë dhe var veten

2016-12-05 1

Një 41-vjeçar u mori jetën dy fëmijëve të tij të mitur dhe më pas vari veten gjatë natës së kaluar në qytetin e Korçës. Autor i këtij krimi të rëndë është Naum Toshi i cili jetonte vetëm me dy djemtë 6 dhe 4 vjeç pasi prej pak kohësh ishte braktisur nga bashkëshortja e tij 24-vjeçare, Marsela me të cilin kishin pasur konflikte.

Burime nga policia lokale thanë se dyshojnë që 41-vjecari në një moment depresioni i ka mbytur fëmijët në shtrat dhe më pas ka varur veten. Trupat e pajetë janë gjetur në mëngjes nga babai i tij. Në derën e shtëpisë ai gjeti një letër ku shkruhej: ?Ngjituni lart?. Ishte ai që lajmëroi policinë. Motra e 41-vjecarit rrëfen mes lotësh skenën e tmerrshme që pa kur hyri në shtëpi.

Kjo familja kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Greqia. Kjo ishte martesa e dytë e Marsela Toshit e cila kishte djalin 6-vjeçar nga martesa e parë. Mësohet se ajo punonte në një lokal nate në Korçe gjë që kishte sjellë konfliktet në familje. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë depresioni i 41-vjeçarit pas largimit të bashkëshortes së tij.