TIRANE-?Dhuna ndaj gruas, të forcojmë mekanizmat ligjorë?. Kështu u shpreh ministri i Mirqënies e Punës Sociale Blendi Klosi në një konferencë për denoncimin e dhunës ndaj grave.
Ministri Klosi në aktivitetin kundër dhunës ndaj gruas ka theksuar se roli i gruas në shoqërinë shqiptare dhe institucione është rritur, por ende ka shumë për të bërë.
Klosi theksoi se hartimi i ligjeve është i pamjaftueshëm nëse nga shteti dhe shoqëria nuk i japim vëmendjen e duhur kësaj problematike.