Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm ku një burrë ka varë dy fëmijët e tij të mitur dhe më pas ka varë veten.
Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se autori është 41- vjeçari Naum Poshi, i cili kishte lënë një letër ku shkruhej: "Ngjitu lart".
Motra e viktimës shprehet se ngjarja është zbuluar nga gjyshi i saj dhe mënjehërë ka lajmëruar policinë.
Naum Toshi ndodhej vetëm më dy fëmijët e tij 4 dhe 6 vjeç pasi më 17 nëntor ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij e më pas e kishte përzënë atë nga banesa.
Nuk dihen ende motivet ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës.