Shtohen ilaçet me rimbursim - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
600 mije shqiptare do te përfitojnë vitin tjetër nga zgjerimi i listës se ilaçeve te rimbursueshme. Ne komunikimin javor ne facebook, kryeministri Rama tha se miliona euro qe paguajnë aktualisht personat e pasiguruar, do te mbeten per shpenzime te tjera ne buxhetet familjare.?Për 2017-ën ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme për 600 mijë shqiptarë. Kush janë këta? Janë njerëzit e pasiguruar dhe që nuk rimbursohesnin, por do të rimbursohen tani plotësisht. 8 milionë, çdo vit, që njerëzit në nevojë për ilaçe dhe të pasiguruar nga pamundësia, nga varfëria, nuk do t?i shpenzojnë më për ilaçe, por do t?i mbajnë në arkën e familjes së tyre për nevoja të tjera jetësore?.Teksa u ndal tek miratimi ne parim i buxhetit 2017, kreu i qeverisë theksoi edhe njëherë rritjen e pagave dhe pensioneve me nje fond prej 100 milionë dollarësh.?Në 8 vjet të qeverisë së vjetër, u s?postuan nga arka e shtetit përmes rritjes së rrogave dhe pensioneve 124 mln dollarë, ndërsa ne në një vit s?postojmë 100 mln dollarë. Ndërsa përmes uljes së taksës, kemi s?postuar 440 milionë dollarë, ndërsa shtuar edhe 140 mln dollarë në këto katër vjet, rritje të rrogave për Policinë e Shtetit, janë afro gjysmë miliardë dollarë, që nga duart e shtetit kalojnë në duart e qytetarëve në mandatin e parë qeverisës?.Por Rama pranoi se është ende i pakënaqur me punën e qeverisë se tij.?Dua ta ndaj me ju të vërtetën time se kur flas për arritje dhe rezultate nuk jam i kënaqur me veten apo qeverinë që drejtoj. Dhe nuk dua në asnjë mënyrë që dikush nga ju të mendojë se, po i them shiko çfarë pune të hatashme që kemi bërë, çohu në këmbë dhe brohorit. Aspak! Madje, përkundrazi, jam unë, njeriu më i pakënaqur ndër të gjithë ju dhe ju lutem ma besoni këtë sepse e di sesa shumë më tepër duhet bërë që Shqipëria dhe të gjithë ju të ndjeheni të çliruar nga pesha e rëndë e të shkuarës, në çdo drejtim, në çdo hap që hidhni sepse e di sesa shumë njerëz janë larg rrugës së ndryshimit rrënjësor që kemi nisur dhe po ndodh për ditë, por që do vite për t?u bërë ende i prekshëm për të gjithë deri në fshatin më të largët dhe deri në familjen më të largët?.Shefi i qeverise tha se ka ende shume punë për t?u bërë, ne mënyre që ndryshimi të prekë edhe fshatin apo familjen më të largët.