Kapet një tjetër gomone me drogë me destinacion Italinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-04 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një tjetër linje e trafikut te drogës me gomone drejt vendit fqinj, Italisë, është goditur nga policia. Mjeti lundrues me 3 persona në bord ishte nisur nga gjiri i Vlorës mesditën e te shtunës dhe po transportonte rreth 400 kg kanabis drejt Italisë, kur u pikas nga policitë kufitare të dy vendeve. Pas 4 orësh ndjekjeje në det të hapur, mbrëmjen e së shtunës u bë e mundur kapja e gomones, ndërsa janë prangosur një shqiptar dhe dy shtetas italian nga Brindisi. Sekuestrimi i mjetit lundrues u bë rreth 16 milje larg bregdetit shqiptar pa mbërritur ende në ujërat neutrale. Gomonia ishte rreth 10 m e gjatë, me 2 motora me nga 135 kuaj fuqi. Sipas policisë, droga ishte ndarë në 15 pako të mëdha. Ndërkohë, skafistët kishin shfrytëzuar edhe kushtet e motit me mjegull për ti shpëtuar vrojtimit të rojës bregdetare. Vetëm disa ditë më parë një tjetër gomone u sekuestrua me rreth 1 ton droge nga policia kufitare në bashkëpunim me Gauarda di Finanzza dhe destinacioni ishte përsëri Italia.