Prokuroria sekuestron pronat e Fatmir Muçës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-04 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve të Rënda konfiskon 3 milionë euro pasuri të paluajtshme në Tiranë e Durrës. Sipas akuzës, pronat i përkasin Fatmir Muçaj, i cili dyshohet se i kishte siguruar nga trafiku i drogës. Në bazë të ligjit antimafia, Prokuroria arriti të provojë para Gjykatës se pasuria e Mucaj, ishte fituar në mënyrë të jashtëligjshme në mesin e viteve 90 në Zvicër. Rreth 20 mijë metra katrorë tokë arë u sekuestruan në total e po ashtu edhe 2 apartamente e dy dyqane me sipërfaqe 300 metra katrore. Pronat që zotëron trafikanti i heroinës figuronin në emër të Ervehe Muçaj dhe Liljana Thomai dhe ndodhen në Sauk të Tiranës, te gjiri i Lalzit si dhe në zonën e Marikajt në Durrës. I hetuar më herët ne shtetin zviceran për trafik droge, Fatmir Mucaj ka pretenduar se pronat i ka blerë nga të ardhurat që kishte siguruar si emigrant në Greqi. Në dëshminë e tij, ai kishte sqaruar se paratë i siguroi pas një aksidenti, per te cilin kishte marre si kompensim 30 milionë dhrahmi. Mucaj i ka thënë hetuesve se ka marrë edhe disa kredi financiare, të cilat janë investuar më vonë në prona të paluajtshme. Aktualisht, 46-vjecari jeton i lirë në Zvicër.