Banda shqiptare e drogës, publikohen emrat - News, Lajme - Vizion Plus

2016-12-04 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia greke ka bërë publike emrat dhe fotot e 145 personave të arrestuar, si pjesëtarë të një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës dhe qe drejtohej nga shqiptaret. Sipas policisë se Athinës, kreu i grupit ishte nje shqiptar me pseudonimin Genti, ndërsa përfitimet e trafikut llogariten deri ne 19 milionë euro. Grupi trafikonte kanabis, heroine e kokaine ne klubet e natës se kryeqytetit grek. Sipas hetimeve, kreu i trafikut, ndodhet ne Shqipëri, ndërsa ai jepte urdhra te katër shqiptare te tjerë, te gjithë te arrestuar qe drejtonin degët e grupit kriminal. Ne baze te hetimeve, ky grup ka arritur te trafikoje ne Greqi brenda nje periudhe te shkurtër mbi 1 ton kanabis, 1,6 kg heroine, si edhe 500 gram kokaine. Organizata funksiononte ne shtate nivele per te mbuluar te gjithë aktivitetin e drogës, qe nga prodhimi, kalimi transit ne kufirin shqiptaro-grek, magazinimi, si edhe shpërndarja e drogës kryesisht ne lagjet e Athinës. Se bashku me shqiptaret ne pranga gjate operacionit te koduar Kimera, kane përfunduar edhe shtetas greke, bullgare e rumune. Ndërkohe ne nje tjeter operacion, kete here te policisë italiane, dy trafikante shqiptare janë prangosur ne rajonin e Venecias, pasi u janë gjetur 150 doza kokaine ne makinën e tyre.

Free Traffic Exchange