Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shërbimi i urgjencës mjekësore në qarkun e Beratit do të funksionojë në një mënyrë të re, duke u organizuar për të qenë më shpejt dhe më pranë qytetarëve.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se në bazë të një studimi, numri optimal i autoambulancave që ka nevojë vendi ynë për ti shërbyer 3 milionë banorëve rezidentë është 130.
Beqaj: Për t?i shërbyer 3 milionë banorëve rezidentë, në këtë shpërndarja territoriale të popullsisë, me këtë strukturë moshore të popullsisë, me këtë profil epidemiologjik të popullsisë shqiptare dhe me këtë rrjet rrugor, nuk duhen më shumë se 130 autoambulanca njëherësh operative në territor.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj tha se në funksion të organizimit të ri, do të ketë më shumë autoambulanca dhe personel.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/shendetesi/beqaj-shqiperia-ka-nevoje-per-130-ambulanca/