Ora News – Fier , flasin dëshmitarët, panë burrin të hidhte gruan nga kati i katërt

2016-12-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Viktima 43 vjeçare Liljana Ruko kishte denoncuar një muaj më parë dhunën e burrit në policinë e Fierit ku kishte kërkuar dhe urdhër mbrojtje.
Por, policia pas verifikimit të denoncimit, dhe akordimit të urdhrit të mbrojtjes i la të jetonin në një banesë, por edhe pas kësaj dhuna vijoi deri sa çoi në vdekjen e nënës së dy fëmijëve.
Burime në Policinë e Fierit thanë se çifti u la të jetonin në një çati pas konstatimit se ishte rast sporadik.
Ndërkohë dëshmitarë të krimit të rëndë në familjen Ruko në lagjen ?Kryengritja e Fierit?, rrëfejnë ngjarjen makabre që trondit mbarë opinion publik. Ata thonë se gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe nuk u la mundësi për ndërhyrje.
Dëshmitare: Dëgjova ulërimat. Ishte e tmerrshme. Kur dola jashtë e pashë se e kishte nxjerrë nga dritarja dhe e mbante varur nga këmba me kokë poshtë dhe e lëshoi si thes plehrash. Ndodhi shumë shpejt dhe ishte shumë e papritur.
Taksisti: Dje e kam takuar në orën 13:00. Ishte nervoz.
Një ditë pas vrasjes makabre, dera e apartamentit ku jetonte çifti Ruko ka qënë e mbyllur. Prindërit e 43 vjecares Liljana Ruko, nënë e dy fëmijëve, morën trupin e pajetë të saj për të kryer ritet e fundit.
Grupi hetimor në Policinë e Fierit pohojnë se Ferdinant Ruko ka pranuar vrasjen e bashkëshortes duke thënë se fillimisht e ka goditur e rrahur me grushte për shkaqe xhelozie, më pas e ka zhveshur dhe e hodhi nga dritarja e banjës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/deshmitaret-52-vjecari-e-hodhi-me-koke-poshte-nga-dritarja-gruan/