Report TV - Shteti i konfiskon 3 milionë euro pasuri të riut nga Kuçova

2016-12-04 4

Dy vite hetime nga policia e Tiranës dhe Prokuroria e Krimeve të rënda janë finalizuar me konfiskimin për llogari të shtetit të një pasurie prej 3 milion euro të investuar në Troje në bregdet, Apartamente, Dyqane.

Pasuria e konfiskuar me vendim gjykate i përket 36 vjeçarit me origjinë nga Berati, Fatmir Muçaj, për të cilin hetimet kanë zbardhur se burim të parave kish aktivitetin e paligjshëm të narkotrafikut e kryesisht heroinës.

Sipas Prokurorisë, 36 vjeçari e kishte nisur aktivitetin e tij kriminal 2 dekada më parë përkatësisht në mes të viteve 1990.

Muçaj rezulton i proceduar penalisht nga autoritetet zviceriane për trafikun e heroinës, aktivitet që sipas akuzës është dhe pikënisja e pasurisë prej 3 milion euro.