Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar ndaj deklaratave të homologut të saj grek, Kamenos. Në një status në Facebook ministrja thotë se NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike, teksa i quan deklaratat si një përpjekje për të ngritur fantazma të së shkuarës.